Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje, banorët e Thethit bllokojnë urën në hyrje të fshatit

10:06 09/07/2025
Reading Time: 2 min lexim

Banorët e Thethit janë ngritur në protestë këtë mëngjes, duke bllokuar urën hyrëse të fshatit dhe penguar hyrjen e forcave të Policisë së Shtetit.

Ky veprim është reagim ndaj aksionit për prishjen e 40 objekteve pa leje në zonën turistike, nga të cilat pesë u shembën ditën e djeshme, ndërsa të hënën u hoqën 12 kabina.

Pa mbështetjen e policisë, inspektorët e IKMT-së nuk kanë mundur të vazhdojnë aksionin, ndërsa banorët kundërshtojnë me forcë veprimet, duke i konsideruar të padrejta dhe të dëmshme për jetesën që ata mbajnë kryesisht nga turizmi.

Gjatë protestës, një banor u shpreh me lot në sy para kamerave se kishte investuar të gjitha kursimet e jetës, madje edhe kishte marrë borxh për të ndërtuar biznesin, që sipas tij është e vetmja mënyrë për mbijetesën e familjes.

“Shpenzimet e gjithë jetës, jam mbytur në borxhe e tashmë po na i prishin të gjitha. Kam shtëpi druri pa beton pa asgjë. I kam vendosur tokën time. Kemi kërkuar leje por na kanë thënë të presim. Toka është e imja, e trashëguar. Kërkojnë ndihmë nga shteti që të mos na i prishë. Unë jam i pamundur për të jetuar, kjo ishte e vetmja mënyrë për të mbijetuar. Na ka mbetur veç të vdesim. Nëpërmjet protestës kërkojmë që shteti të na lërë të jetojmë. Kanë thënë vetë që të investojmë, tani nuk na lënë. Këtu nuk ka asnjë beton, siç kanë thënë ashtu kemi investuar. Tani nuk kam më asnjë para për të investuar,” tha ai.

Ai pohoi se shtëpitë janë ndërtuar në mënyrë tradicionale dhe të thjeshtë, vetëm prej druri, pa beton, dhe se ndihet i pafuqishëm për të përballuar situatën:

“Leje kemi kërkuar, por na thanë të presim. Toka është e imja, brez pas brezi,” tha banori, duke shtuar me dhimbje: “Ka mbetur vetëm të vdes tani.”

Banorët kërkojnë që autoritetet të hapin një dialog, duke shprehur shqetësimin për pasojat që do të ketë heqja e këtyre objekteve në zhvillimin turistik.

Ndërkohë, projekti i satelitëve “Albania 1” dhe “Albania 2”, i prezantuar si një mjet për monitorimin e territorit dhe luftimin e ndërtimeve të paligjshme, është ende pa rezultate konkrete.

IKMT pranon se deri tani nuk ka përdorur të dhënat satelitore për shembjen e objekteve, pasi punonjësit janë ende në fazë trajnimi dhe nuk janë të aftë të interpretojnë imazhet. E njëjta situatë raportohet edhe nga Policia e Shtetit dhe institucionet e tjera që duhej të përfitonin nga kjo teknologji.

Shqipëria ka investuar 6 milionë dollarë për këtë shërbim, por monitorimi satelitor ka shërbyer kryesisht për numërimin e serave dhe ka asistuar në disa raste emergjente, pa ndihmuar në prishjen apo ndalimin e ndërtimit pa leje, përkundër premtimeve qeveritare për “sytë në qiell” që do të kontrollonin çdo shkelje, nga ndërtimet e paligjshme te kultivimi i kanabisit dhe emergjencat natyrore.

Etiketa: banoret protestetheth

Të tjera

Arbi Veliaj në SPAK: Erdha vetë, të sqaroj pozicionin tim (Ashtu si Lali Euro erdhi të “bashkëpunojë” me kolegët)
Aktualitet

Arbi Veliaj në SPAK: Erdha vetë, të sqaroj pozicionin tim (Ashtu si Lali Euro erdhi të “bashkëpunojë” me kolegët)

Arbi Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, u paraqit sot në SPAK. Zyrtarisht ai merret në pyetje vetëm...

16:38 21/08/2025
Thirrje Ministrisë së Kulturës për restaurimin urgjent të objekteve të kultit të dëmtuara nga zjarret!
Aktualitet

Thirrje Ministrisë së Kulturës për restaurimin urgjent të objekteve të kultit të dëmtuara nga zjarret!

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Ina Zhupa, i ka kërkuar ministrit të Kulturës, Blendi Gonxhe, ngritjen e një grupi ekspertësh...

15:41 21/08/2025
Para
Aksident në aksin Sarandë-Ksamil, plagoset rëndë turisti

Aksident në aksin Sarandë-Ksamil, plagoset rëndë turisti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Arbi Veliaj në SPAK: Erdha vetë, të sqaroj pozicionin tim (Ashtu si Lali Euro erdhi të “bashkëpunojë” me kolegët)

Arbi Veliaj në SPAK: Erdha vetë, të sqaroj pozicionin tim (Ashtu si Lali Euro erdhi të “bashkëpunojë” me kolegët)

16:38 21/08/2025
Thirrje Ministrisë së Kulturës për restaurimin urgjent të objekteve të kultit të dëmtuara nga zjarret!

Thirrje Ministrisë së Kulturës për restaurimin urgjent të objekteve të kultit të dëmtuara nga zjarret!

15:41 21/08/2025
Qeveria mburret me inflacionin, shqiptarët mbyten nga çmimet “europiane” me rroga mjerane

Qeveria mburret me inflacionin, shqiptarët mbyten nga çmimet “europiane” me rroga mjerane

15:39 21/08/2025
OKB: Politikat fiskale të Shqipërisë nuk arrijnë të zvogëlojnë pabarazinë

OKB: Politikat fiskale të Shqipërisë nuk arrijnë të zvogëlojnë pabarazinë

15:33 21/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.