Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Aksioni për ndërtimet pa leje në Theth, hidhet molotov drejt urës e fadromës së IKMT! Policia nxjerr kallashin

17:16 11/07/2025
Reading Time: 2 min lexim

Një incident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin turistik të Thethit, ku prej pesë ditësh po zhvillohet një aksion për shembjen e ndërtimeve pa leje.

Banorë të zonës janë përplasur me punonjësit e IKMT-së dhe forcat e rendit, duke hedhur molotov dhe gurë në drejtim të mjeteve fadromë.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një prej molotovëve është hedhur edhe pranë urës së Gjelajve, me synim bllokimin e kalimit të mjeteve që po përdoren për shembje.

Ndërhyrja e Policisë dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ka qenë e menjëhershme, ndërsa deri më tani nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Pamjet nga zona tregojnë momente tensioni, ku drejtuesi i IKMT-së shihet mbi një prej fadromave, i mbrojtur nga efektivë të armatosur me jelekë antiplumb dhe armë automatike.

Në një prej sekuencave, një efektiv i policisë shihet teksa shënjestron me armë një person të dyshuar për hedhjen e lëndës djegëse, i cili ishte fshehur në zonën pyjore pranë rrugës.

Ndërhyrja e banorëve duket të ketë qenë e koordinuar, pasi një pjesë e urës është dëmtuar nga flakët, për të penguar përparimin e mjeteve të IKMT-së.

Sipas Policisë, nga incidenti nuk është dëmtuar asnjë prej mjeteve, ndërsa vetëm një pjesë e urës ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht.

Në reagimin zyrtar të Policisë thuhet se grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve që hodhën molotov dhe shishe me benzinë ndaj mjeteve të shtetit.

Për të shmangur përshkallëzimin e situatës, në Theth kanë mbërritur përforcime të FNSH-së nga Shkodra.

Tensionet në zonë vijnë pas protestave të një dite më parë, ku qindra banorë kërkuan pezullimin e shembjeve për shkak të sezonit turistik.

Policia ndërhyri për të liruar urën që ishte bllokuar nga banorët, duke çuar në përplasje fizike mes palëve.

Pavarësisht rezistencës, IKMT ka deklaruar se aksioni do të vijojë pa asnjë tolerim. Vetëm dje, në këtë zonë të mbrojtur u shemb një godinë trekatëshe me konstruksion betoni, ndërsa edhe gjashtë objekte të tjera janë në listë për prishje.

Etiketa: FSHNmolotovtheth

Të tjera

Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon 32 vite burg për Leonard Dukën/ Nëna e viktimës: Të dënohet me vdekje!
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon 32 vite burg për Leonard Dukën/ Nëna e viktimës: Të dënohet me vdekje!

SPAK ka kërkuar dënimin me 32 vite burg për Leonard Dukën, i akuzuar si drejtues i një grupi kriminal dhe...

13:40 19/01/2026
Përmbytjet e janarit ekspozuan keqmenaxhim të territorit dhe infrastrukturës si dhe dështimin e shtetit
Aktualitet

Përmbytjet e janarit ekspozuan keqmenaxhim të territorit dhe infrastrukturës si dhe dështimin e shtetit

Përmbytjet që përfshinë disa qarqe të vendit gjatë javës së dytë të janarit nxorën sërish në pah problemet serioze të...

12:34 19/01/2026
Para
Aksioni i Ramës për ‘shkuljen’ e tendave/ Malaj: Modeli ekonomik i mbështetur te oligarkët

Aksioni i Ramës për ‘shkuljen’ e tendave/ Malaj: Modeli ekonomik i mbështetur te oligarkët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon 32 vite burg për Leonard Dukën/ Nëna e viktimës: Të dënohet me vdekje!

Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon 32 vite burg për Leonard Dukën/ Nëna e viktimës: Të dënohet me vdekje!

13:40 19/01/2026
Përmbytjet e janarit ekspozuan keqmenaxhim të territorit dhe infrastrukturës si dhe dështimin e shtetit

Përmbytjet e janarit ekspozuan keqmenaxhim të territorit dhe infrastrukturës si dhe dështimin e shtetit

12:34 19/01/2026
Si u mashtruan qytetarët italianë nga Call Center-at në Tiranë, Le Iene: Investime deri në 200 mijë euro, publikohen fotot e të arrestuarve

Si u mashtruan qytetarët italianë nga Call Center-at në Tiranë, Le Iene: Investime deri në 200 mijë euro, publikohen fotot e të arrestuarve

10:59 19/01/2026
Fëmijë me zgjebe, pa shkollë dhe të braktisur në Durrës, babai kërkon kujdestarinë dhe padit nënën: Video nga TikTok dhe prova zyrtare nga TIMS

Fëmijë me zgjebe, pa shkollë dhe të braktisur në Durrës, babai kërkon kujdestarinë dhe padit nënën: Video nga TikTok dhe prova zyrtare nga TIMS

10:26 19/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.