Skip to content
Kryesore

Aksidentoi për vdekje një 59-vjeçar dhe u largua, në pranga i riu në Kurbin

· 1 min lexim

Në Kurbin është arrestuar një 35-vjeçar, i dyshuar për aksidentin fatal që i mori jetën një 59-vjeçari më 29 maj, në aksin rrugor “Mbikalimi i Patokut–Laç”. Pas aksidentit, ai u largua nga vendi i ngjarjes.

Forcat e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale vunë në pranga 35-vjeçarin, pas vendimit të gjykatës së Lezhës që i caktoi masën “Arrest në burg” për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Gjatë hetimeve nën drejtimin e Prokurorisë, u arrestua edhe një 23-vjeçar, i cili kishte dhënë deklarim të rremë para policisë, duke pretenduar se ishte ai drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin. Hetimet treguan se drejtues i mjetit ishte në fakt 35-vjeçari.

Materialet procedurale për të dy të arrestuarit iu dorëzuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Lezhë për veprime të mëtejshme.