Skip to content
Të Gjitha

Aksidentoi 72-vjeçarin, arrestohet drejtuesi i mjetit

· 1 min lexim

Në 72-vjeçar, i cili po lëvizte në këmbë, është aksidentuar nga një mjet tip “Hyndai” në qytetin e Korçës, rreth orës 09:45 të së hënës.

Aksidenti ka ndodhur në lagjen nr të 3 të qytetit juglindor, ndërsa policia ka shoqëruar për sqarimin e rrethanave drejtuesin e mjetit, shtetasin E.J.

Ndërkohë, 72-vjeçari A.A, është dërguar në Spital për trajtim mjekësor.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.