Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka falenderuar kryeministrin e Kroacisë, Plenkoviç pas aksidentit tragjik, ku humbën jetën 10 persona dhe mbetën të p0lagosur dhjetëra të tjerë në Slavonski Brod.
Kurti thotë se përkujdesja dhe ndihma që iu kanë ofruar, qytetarëve të Kosovës, ka prekur thellë zemrat e tyre.
Gjithashtu ai më tej thotë se populli dhe Qeveria e Kosovës nuk do ta harrojnë kurrë këtë akt humanizmi dhe solidariteti me tragjedinë që i ndodhi. Kurti më tej e ka garantuar se Kosova për miq si Plenkoviç do e ketë gjithmonë derën dhe zemrën e hapur.
“Shumë i nderuari Kryeministër Plenković, Në emër të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës, dhe në emrin tim personal, pranoni falënderimet më të përzemërta për ndihmën që na e ofruat në një situatë të rëndë për vendin tonë. Reagimi Juaj i shpejtë pas aksidentit tragjik në Slavonski Brod, ku humbën jetën dhjetë bashkatdhetarë tanë, trajtimi mjekësor i të lënduarve dhe strehimi i udhëtarëve të tjerë, shpërfaqi vlerat Tuaja të larta dhe shpirtin bujar të popullit kroat. Angazhimi Juaj vetëmohues dhe i institucioneve të shtetit Tuaj për t’ua ofruar gjithë kujdesin e nevojshëm bashkatdhetarëve tanë, ka prekur thellë zemrat tona. Populli dhe Qeveria e Republikës së Kosovës nuk do ta harrojë kurrë këtë akt humanizmi dhe solidariteti me tragjedinë tonë. Me konsideratën më të lartë, ju sigurojmë që Republika e Kosovës do të mbajë gjithmonë zemrën dhe derën hapur për miqtë si Ju.”, falenderimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Pakistani shpall “luftë të hapur” ndaj talebanëve, bombardime në Kabul e Kandahar, mbi 130 të vrarë
Situata mes Pakistanit dhe Afganistanit ka hyrë në një fazë të rrezikshme përshkallëzimi, pasi qeveria pakistaneze shpalli “luftë të hapur”...








