Gjykata e Tiranës ka lënë në burg, Eldi Allushin, pronarin e automjetit tip “BMË X6” që u aksidentua te diga e Liqenit Artificial pak ditë më parë. Allushi akuzohet për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. Pas hetimeve nga policia u mësua se makina drejtohej nga Emiljano Nina, i cili është shpallur në kërkim nga policia pasi pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes. Ai rezulton i skeduar dhe i arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale, por ndërkohë ende nuk është gjetur nga policia.
Inceneratorët, SPAK çon për gjykim Arben Ahmetajn dhe 10 të tjerë
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për procedimin penal nr. 277/1 të vitit 2022...








