Skip to content
Të Gjitha

Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 21-vjeçari shqiptar

· 1 min lexim

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Greqi.

Në këtë aksident kanë humbur jetën dy persona, njëri prej të cilëve ishte një 21-vjeçar shqiptar.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e quajtur Perama në ishullin e Mitilinit.

Mësohet se dy të rinjtë po udhëtonin me motor në aksin rrugor, Papadhou-Perama, në momentin kur ndodhi përplasja fatale.

21-vjeçari shqiptar që ka humbur jetën mësohet se është Salea Hamzai, e ndërsa pak orë më vonë ka humbur jetën edhe 19-vjeçari grek, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije.