Skip to content
Kryesore

Aksident në Xibrakë, drejtuesit e automjeteve përfundojnë në spital

· 1 min lexim

Mëngjesin e sotëm rreth orës 06:20 në aksin e rrugës Librazhd-Elbasan është regjistruar një aksident automobilistik.

Aksidenti sipas burimeve nga vendngjarja ka ndodhur në fshatin Xibrakë të Njësisë Administrative Bradashesh.

Në këtë aksident janë përfshirë një automjet tip “Skoda” i drejtuar nga 54-vjeçari Ilirjan Kllogjeri, dhe një automjet tjetër tip “Toyota” që drejtohej nga 35-vjeçari Vullnet Kazia nga Peshkopia.

Si pasojë e aksidentit, automjetet janë dêmtuar plotësisht, ndërsa drejtuesit e tyre janë plagosur rëndë.

Të dy janë transportuar në repartin e kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Elbasanit për trajtim mjekësor.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe paraprakisht dyshohet se moti i keq dhe mos respektimi i rregullave të shpejtësisë së qarkullimit në këtë aks mund të kenë qenë shkaqe për aksidentin.