Skip to content
Të Gjitha

Aksident në Tiranë, “Toyota” përplaset me autobusin

· 1 min lexim

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e sheshit “Wilson” në kryeqytet.

Një makinë tip “Toyota” u përplas me autobusin e linjës “Selitë-Qendër-Kodra e Diellit”.

Për fat të mirë nga aksidenti nuk pati pasoja në njerëz.

Ndërkohë mjeti tip “Toyota” u dëmtua në pjesën e përparme.

Në makinë ndodheshin dy persona, drejtuesja e mjetit dhe një pasagjere.

Si pasojë e aksidentit, u krijuan radhë të gjata trafiku.

Ndërkohë pritet ardhja e policisë, për të zbardhur rrethanat e aksidentit.