Skip to content
Të Gjitha

Aksident në Shkodër, polici përplas për vdekje një person me biçikletë

· 2 min lexim

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur në Shkodër gjatë mbrëmjes së sotme. Një person me biçikletë është përplasur për vdekje nga një makinë në aksin Shkodër-hani i Hotit. Mësohet se viktima është një 49-vjeçar me inicialet A.Sh, ndërsa personi që e ka përplasur është efektivi i policisë me inicialet Gj.G.

Efektivi i policisë ka qenë nën drejtimin e një mjeti tip “Fiat” dhe është shoqëruar në ambientet e policisë për t’u marrë në pyetje. Ndërkohë, shtetasi A.Sh. nuk ka arritur t’i mbijetojë dot plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë pasi është dërguar në spitalin Rajonal në Shkodër. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave.

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 29.01.2021, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Koplik – Shkodër, në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, automjeti tip “Fiat” që drejtohej nga shtetasi Gj. Gj. 26 vjeç, ka goditur shtetasin A. Sh. 49 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Shtetasi A.Sh është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe me pas ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Drejtuesi i mjetit shtetasi Gj.Gj është shoqëruar në ambientet e DVP Shkodër për veprime të mëtejshme

Veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për sqarimin e rrethanave të aksidentit