Skip to content
Të Gjitha

Aksident në Peqin: Përplasen dy motorë, humb jetën një nga shoferët (Emri)

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Karinë-Peqin, ku janë përplasur dy motoçikleta.

Mësohet se nga përplasja ka humbur jetën një 49-vjeçar i identifikuar si Ilirian Shabani, dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit tjetër, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.

Ende nuk dihet shkaku i përplasjes fatale mes dy mjeteve, por policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë 

Peqin/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Karinë-Peqin, shtetasi Sh.Sh., rreth 40 vjeç, banues në Peqin,  duke drejtuar motoçikletën është përplasur me një motoçikletë tjetër me drejtues shtetasin Y.I., rreth 52 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në spitalin e Peqinit shtetasi Sh.Sh. drejtuesi i motoçikletës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.