Skip to content
Aktualitet

Aksident në Maminas, autobusi me turistë del nga rruga

· 1 min lexim

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas. Një autobus me turistë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të autostradës.

Nga përplasja është dëmtuar pjesa e përparme e autobusit, ndërsa nuk raportohet për njerëz të lënduar. Ndërkohë në autostradë është rënduar trafiku, ndërsa prezente është edhe policia.

Policia është duke hetuar edhe shkaqet e ngjarjes, ku për fat të mirë nuk ka patur pasoja në njerëz.