Skip to content
Të Gjitha

Aksident në Malin e Tomorrit, humb jetën tragjikisht shoferi 36-vjeçar

· 1 min lexim

Një aksident është regjistruar pak momente më parë në shpatin e Malit të Tomorrit.

Shoferi i një nga firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është rrëzuar me kamionin që ishte i ngarkuar me pllaka guri.

Si pasojë e aksidentit, 36-vjeçari Besnik Sali Kanani, ka humbur jetën. Viktima 36-vjeç Besnik Kanani, jetonte në fshatin Fushë-Peshtan të Poliçanit dhe ishte babai i 3 fëmijëve.

Ai punonte prej vitesh si shofer kamioni në firmat e nxjerrjes dhe përpunimit të pllakave e gurit dekorativ në Malin e Tomorrit.

Ndonëse  prej gati një viti Ministria e Mjedisit ka revokuar të gjitha licencat dhe ka pezulluar punën e firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ në Malin e Tomorrit, firmat vijojnë sërish punën, pa u shqetësuar aspak dhe duke mos përfillur ligjin.