Skip to content
Kryesore

Aksident në Lepenicë: Nëna dhe dy fëmijët në gjendje të rëndë, në sallën e operimit

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 10:40 në fshatin Lepenicë, ku një automjet tip “Renault” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumë, duke lënë të plagosur rëndë një grua dhe dy fëmijët e saj.

Sipas informacioneve të para, mjeti drejtohej nga një grua rreth 35 vjeçe, me inicialet A. A., e cila dyshohet se ka humbur kontrollin mbi timonin, duke shkaktuar aksidentin tragjik. Në momentin e përplasjes në automjet ndodheshin edhe dy fëmijët e saj të mitur.

Të tre të lënduarit janë transportuar menjëherë në spital dhe aktualisht ndodhen në sallën e operimit, nën kujdesin intensiv të mjekëve. Burime spitalore bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e të plagosurve është e rënduar, veçanërisht për 35-vjeçaren, e cila ka pësuar dëmtime serioze në pjesën e legenit dhe fraktura të shumta në trup.

Ndërkohë, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Hetimet paraprake ngrenë dyshime për humbje të kontrollit nga ana e drejtueses së mjetit, çka ka çuar në daljen nga rruga dhe rënien në lumë.