Skip to content
Të Gjitha

Aksident në Korçë, humb jetën drejtuesi i motorit

· 1 min lexim

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mesditën e së premtes në qytetin e Korçës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Podgorie, ku ka humbur jetën drejtuesi i motorit. Shoferi i motorit ka ndërruar jetë nga përplasja e fortë.

Policia është në vendngjarje dhe po heton rastin. Dyshohet se drejtuesi  ka humbur kontrollin, duke u rrëzuar në rrugë ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

“Më datë 19.04.2019, jemi njoftuar se në afërsi të fshatit Podgorie, një shtetas ende i paidentifikuar, duke drejtuar një mjet tip motorr (pa targa), dyshohet se ka humbur kontrollin, duke u rrëzuar në rrugë ku për pasojë ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes,” – njoftoi policia.