Skip to content
Të Gjitha

Aksident në Korçë. Autobusi përplaset me “Range Roverin”, policia nis hetimet

· 1 min lexim

Një aksident automobilistik është regjistruar këtë të dielë në segmentin rrugor Korçë-Kapshticë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si kryqëzimi i Plasës.

Sipas informacioneve  në aksident është përfshirë një mjet tip Range Rover dhe autobusi, i linjës Korçë-Kapshticë.

Burimet paraprake të policisë thonë se fatmirësisht nga përplasja nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po kryen hetimet e nevojshme.