Skip to content
Të Gjitha

Aksident në hyrje të tunelit të Elbasanit, makina kthehet përmbys

· 1 min lexim

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në hyrjen e tunelit Tiranë-Elbasan ku një makinë është kthyer përmbys.

Në vendngjarje ka shkuar policia e cila po punon për zbardhjen e ngjarjes pasi është bërë dhe bllokimi i segmentit rrugor para hyrjes së tunelit.

Si pasojë e aksidentit makina tip “Land Rover” është kthyer përmbys duke krijuar dhe trafik në këtë segment ndërkohë dëme në njerëz nuk raportohet të ketë.