Skip to content
Kryesore

Aksident në Fier-Ballsh: 15-vjeçari humbet kontrollin e makinës, plagosen tre të mitur

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin Fier-Ballsh, në afërsi të fshatit Plyg. Një 15-vjeçar, banues në Mbyet, ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe ka dalë nga rruga.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, si pasojë e aksidentit janë plagosur vetë drejtuesi i mitur dhe dy pasagjerë, respektivisht 13 dhe 14 vjeç, po ashtu banues në Mbyet. Të tre të miturit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 dhe autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e daljes nga rruga të automjetit që drejtohej në mënyrë të paligjshme nga një 15-vjeçar.

Policia konfirmon se grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rastit.