Skip to content
Kryesore

Aksident në bulevardin “Zogu i Parë”, automjeti godet pemën

· 1 min lexim

Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e së premtes në zonën e “Bulevardit Zogu i Parë” në kryeqytet.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë.

Fatmirësisht, nga përplasja nuk raportohet për persona të lënduar.