Skip to content
Të Gjitha

Aksident me pasojë vdekjen në Lushnje-Fier, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës

· 1 min lexim

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në afërsi të vendit të quajtur “Pushimi i shoferit” në Divjakë.

Shtetasi A.P. 29 vjeç, i cili po udhëtonte me motoçikletën e tij, është përplasur nga një makinë “Volkswagen” e cila drejtohej nga Q.K. 53 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë në spitalin e Lushnjes.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e makinës, për veprime proceduriale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 Njoftimi i policisë

 Divjakë

Informacion paraprak

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në afërsi të vendit të quajtur “Pushim i Shoferit”, shtetasi A.P., 29 vjeç, banues në Sopëz, Lushnje, duke drejtuar motomjetin e tij, është përplasur me automjetin tip “Volksvagen” që drejtohej nga shtetasi Q.K., 53 vjeç, banues në Sopëz, Lushnje.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi A.P i cili ka ndërruar jetë në Spitalin e Lushnjes.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje drejtuesi i automjetit,  shtetasi Q.K dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.