Skip to content
Të Gjitha

Aksident\ Kamioni përplas motoçikletën, një i plagosur

· 1 min lexim

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Berat-Kozare.

Një kamion ka përplasur një motoçikletë.

Si pasojë, drejtuesi i motoçikletës ka mbetur i plagosur.

Personi me inicialet S.T. është dërguar në Spitalin Rajonal në Berat.

Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjraje, ku po heton mbi shkaqet e aksidentit.