Skip to content
Të Gjitha

Aksident i rëndë, plagosen 4 anëtarë të një familje nga Kukësi

· 1 min lexim

Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në aksin Laç-Fushë-Krujë.

Një makinë, pasi ka dalë nga rruga është përpasur me disa gurë, në afërsi të një guroreje, në afërsi të kryqëzimit të Patokut, shkruan “Balkanweb”.

Brenda në makinë ndodheshin 4 anëtarë të një familje nga Kukësi.

Ata janë dërguar menjëherë në spital, për të marrë ndihmën e nevojshme.

Mendohet se shkak pët aksidentin është bërë përgjumja e drejtuesit të mjetit.

Polica ndërkohë po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.