Skip to content
Të Gjitha

Aksident i rëndë në Tiranë. Përplasen dy automjete, një i plagosur

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Tiranë.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, kur si pasojë ka mbetur një i plagosur.

Aksidenti ka ndodhur te rruga e Elbasanit, tek rrethrrotullimi i Fakultetit të Ekonomisë.

Dosja.al ka siguruar disa foto nga vendngjarja .

Nuk ka ende të dhëna zyrtare rreth këtij aksidenti.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.

(Lajmi në përditësim)