Skip to content
Kryesore

Aksident i rëndë në Fier, 23-vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ndodhi sot në mëngjes në zonën e “Zogut të Zi” në Fier, ku një këmbësor 82-vjeçar humbi jetën pas përplasjes nga një automjet.

Sipas Policisë së Fierit, makina e drejtuar nga një 23-vjeçar me iniciale E.D., goditi shtetasin V.F., i cili ndërroi jetë në vend.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat për hetime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.