Skip to content
Kryesore

Aksident i rëndë në Durrës

· 1 min lexim

Një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, gjatë orëve të para të mëngjesit.

Si pasojë e përplasjes mes një automjeti tip Volkswagen me targa angleze dhe një kamioni tip ‘Scania’ me targa AA 445 HX, i cili ishte i ndaluar, një person ka humbur jetën.

Viktima është identifikuar si Denis H., ndërsa detaje të tjera mbi rrethanat e aksidentit mbeten ende për t’u sqaruar.