Skip to content
Kryesore

Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Velipojë, humb jetën kalimtari

· 1 min lexim

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur sot në aksin rrugor Shkodër–Velipojë, në zonën e Bërdicës.

Viktima është një këmbësor, 76-vjeçari Gjovalin Nikolli, i cili u përplas për vdekje nga një automjet i drejtuar nga Zana Kola.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, shtetasja Z. K., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka përplasur shtetasin Gj. N., 76 vjeç, këmbësor.

Shtetasi Gj. N. ka humbur jetën në vendgjarje.

Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.