Skip to content
Të Gjitha

Aksident i rëndë! 65-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Koplik-Dedaj, në fshatin Zagorë, Shkodër.

Një mjet tip ‘Benz’, i drejtuar nga shtetasi Gj. D. 65 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore, ende të paidentifikuar.

Si pasojë, ajo ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ndërsa, drejtuesi i mjetit është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalit Rajonal.

Nga ana tjetër, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.