Skip to content
Të Gjitha

Aksident Fushë-Krujë-Tiranë/ Humb jetën këmbësori

· 1 min lexim

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në aksin Fushë-Krujë-Tiranë në afërsi të fshatit Arameras.

Si pasojë e të aksidentit ka mbetur i vdekur një këmbësor.

Policia bën me dije se një automjet tip “Benz” me targa të Tiranës ka përplasur një këmbësor, rreth 50 vjeç, i cili nuk është identifikuar ende.

Si pasojë e përplasjes së fortë, këmbësori ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në morgun e Tiranës, ndërsa shoferi i mjetit është shoqëruar nga policia.

Vendi ku ndodhi aksidenti është një pikë e nxehtë e qarkullimit dhe vendburim aksidentesh pasi në një rreze prej 500 metrash kanë humbur jetën mbi 10 persona gjatë dy viteve të fundit dhe janë plagosur mbi 20 të tjerë.