Skip to content
Kronikë

Aksident fatal/ 50-vjeçari përplaset nga një makinë në Shkozet

· 1 min lexim

Mëngjesi i kësaj të premteje rezultoi fatal për 50-vjeçarin në Durrës, i cili u përplas nga një makinë. Viktima gjeti vdekjen e menjëherëshme pa u dërguar në spital. Mësohet se ai po lëvizte me biçikletë në unazën e Shkozetit, një zonë e cila njhet për numër të lartë të aksidenteve.

Viktima edhe nuk është identifikuar, ndërkohë që drejtuesi i automjetit, shtetasi me iniciale A.G është shoqëruar nga policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Njoftimi i plotë i policisës së Durrësit:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në unazën e Shkozetit, automjeti që drejtonte shtetasi A. G., 32 vjeç, ka përplasur një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar, që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën.

Ndërkaq, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetasit që humbi jetën.