Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

AKEP publikon shifrat, bien ndjeshëm fitimet e operatorëve në Shqipëri

10:54 21/07/2021
Reading Time: 3 min lexim

Shifrat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) konfirmojnë të dhënat paraprake të publikuara nga “Monitor” në fillim të muajit qershor dhe tregojnë se rezultati i përbashkët i tre operatorëve celularë për vitin e kaluar ishte negativ në vlerën e rreth 235 milionë lekëve, në përkeqësim të dukshëm nga viti 2019, kur rezultati agregat kishte qenë pozitiv për më shumë se 1 miliard lekë.

Përcaktuese në këtë përkeqësim ka qenë tkurrja e ndjeshme e rezultatit të kompanisë Vodafone Albania, që raportoi një fitim prej vetëm 120 milionë lekësh, ndërsa në vitin 2019 kishte arritur fitim përreth 1.4 miliardë lekë.

Ndikim negativ dha edhe rezultati i Albtelecom, që thelloi humbjet për të dytin vit radhazi. Sipas AKEP, Albtelecom humbi rreth 1.18 miliardë lekë, nga 645 milionë lekë që kishte qenë humbja e vitit të mëparshëm.

I vetmi operator që për vitin e kaluar arriti të përmirësonte rezultatin e vet financiar ishte One, që raportoi një fitim në vlerën e 820 milionë lekëve, nga 285 milionë lekë fitim që kishte arritur për vitin 2019.

Pas vitit 2015, performanca financiare e operatorëve celularë është keqësuar ndjeshëm, për shkak të ashpërsimit të konkurrencës dhe rënia e bazës së të ardhurave.

Tregu i shërbimeve celulare pësoi rënie për të katërtin vit radhazi në 2020 dhe të ardhurat totale të operatorëve kishin vlerën e 23.9 miliardë lekëve, në rënie me 9% krahasuar me një vit më parë. Nga ana tjetër, sipas të dhënave të AKEP, investimet në rrjetet celulare arritën vlerën e rreth 56 milionë eurove, në rritje me 64% krahasuar me një vit më parë.

Në raportin vjetor të vitit 2020, AKEP shprehu shqetësimin se konkurrenca po shoqërohet me praktika të çmimeve grabitqare, që mund të dëmtojnë sidomos operatorët më të vegjël dhe në tërësi aftësinë e tregut për të siguruar fitime të mjaftueshme për të mbështetur investime të reja në të ardhmen.

Nga monitorimet e bëra nga AKEP është konstatuar se gjatë pjesës së dytë të vitit 2020 ka pasur shtim të fushatave promocionale agresive të operatorëve celularë për të tërhequr konsumatorët, duke ofruar paketa me çmime të ulëta, deri në 50% më pak, sidomos për pajtimtarët që mbartin numrin nga një operator tjetër. Si rezultat, ka pasur një numër mjaft të lartë portimesh, ku pajtimtarët kanë përfituar nga ofertat me zbritje, gjë që ka ndikuar edhe të ardhurat e operatorëve nga ky treg.

Sipas AKEP, aplikimi i fushatave promocionale agresive, kryesisht për portimin e numrit nga njëri operator tek tjetri, në një periudhë afatshkurtër prodhon efekte pozitive për konsumatorët, por mund të sjellë pasoja të rënda për konkurrencën në afatin e gjatë.

AKEP nënkupton se çmimet grabitqare mund të jenë një mekanizëm i abuzimit me fuqinë e tregut nga operatorët më të mëdhenj, me qëllim nxjerrjen jashtë tregut të operatorëve më të vegjël.

Në muajin prill të këtij viti, edhe Autoriteti i Konkurrencës ngriti dyshime se në tregun e telefonisë celulare po përdoren praktika të konkurrencës së pandershme, në formën e çmimeve grabitqare.

Në vendimin zyrtar, AK vlerësonte se ofertat e shoqërisë Vodafone Albania, me një çmim më të ulët krahasuar me ato të dy shoqërive të tjera që operojnë në tregun e telefonisë celulare, ngrenë dyshim të arsyeshëm se ndodhemi përpara një sjellje me orientim drejt çmimeve grabitqare, shkruan Monitor.

Etiketa: Eagleonevodafone

Të lidhura

Rritet paga minimale në Rajon, Shqipëria mbetet e fundit
Ekonomi

Rritet paga minimale në Rajon, Shqipëria mbetet e fundit

Vendet e Rajonit kanë vijuar me rritje të fortë të pagave edhe pse produktiviteti i punës nuk po ecën më...

08:08 29/04/2025
Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë
Ekonomi

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë

Rritjet e vazhdueshme të pagës minimale në Shqipëri nuk kanë arritur që ta nxjerrin vendin nga lista e të fundit...

08:14 12/04/2025
Para
Fatos Tushe kërkon lirinë në Apel: Jam sëmurë, vuaj nga zemra dhe diabeti

Fatos Tushe kërkon lirinë në Apel: Jam sëmurë, vuaj nga zemra dhe diabeti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mbahet sot Simpoziumi Shkencor për Llazar Fundon, figurë e mendimit europian

Mbahet sot Simpoziumi Shkencor për Llazar Fundon, figurë e mendimit europian

11:56 16/05/2025
Rama refuzon qendrat e emigrantëve për Britaninë, Starmer përballet me kritika

Rama refuzon qendrat e emigrantëve për Britaninë, Starmer përballet me kritika

11:47 16/05/2025
Osmani në Samitin e Tiranës: BE të heqë masat ndaj Kosovës

Osmani në Samitin e Tiranës: BE të heqë masat ndaj Kosovës

11:30 16/05/2025
Mark Rutte komenton negociatat Rusi-Ukrainë nga Tirana

Mark Rutte komenton negociatat Rusi-Ukrainë nga Tirana

10:42 16/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.