Ish-zv.kryeministri dhe ministri i Financave Arben Ahmetaj ka humbur statusin e pasaportës diplomatike, e cila i ishte dhënë si deputet i Parlamentit. Ministria e Jashtme ka njoftuar se procedura për shpalljen e pasaportës si të pavlefshme është ndjekur bazuar në ligj, duke pasuar humbjen e imunitetit me largimin nga Kuvendi. Drejtoria e Çështjeve Konsullore ka informuar misionet diplomatike dhe konsullatat shqiptare në të gjithë botën për të shpallur pavlefshme pasaportën diplomatike të Ahmetajt, e cila kishte vlefshmëri deri në vitin 2033. Kjo veprim ka ndodhur pasi Ahmetaj është larguar nga vendi dhe ka qenë subjekt i hetimeve të drejtësisë për çështjen e inceneratorëve.
Afera e Llogarasë: Çfarë thotë ligji për shkeljet në dosjen Balluku
Më 20 tetor 2025, SPAK dorëzoi një aktakuzë prej 45 faqesh ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku dhe pesë zyrtarëve të tjerë...








