Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Abuzimet me materialet mjekësore gjatë pandemisë, Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimet pa asnjë ndëshkim

12:09 28/09/2021
Reading Time: 3 min lexim

Autoriteti i Konkurrencës ka mbyllur pas asnjë ndëshkim hetimet e thelluara për tregun e materialeve mjekësore (maska, alkool, xhek dezinfektues etj.) Si në çdo rast tjetër, AK nuk ka vepruar kur shkelen hapur ligjet dhe subjekte të ndryshme, shpesh edhe në bashkëpunim me njëra-tjetrën, rrisin çmimet në mënyrë abuzive.  Edhe në këtë rast ndodh e njëjta gjë, pavarësisht se gjatë periudhës së pandemisë, çmimet e masakve, dezinfektantëve, dorezave mbrojtëse etj. u rritën në ato nivele sa për shumë qytetarë blerja e tyre u bë e pamundur.

Autoriteti i Konkurrencës, pas mbylljes së hetimeve, doli në përfundimin se përgjithësit ndërmarrjet që veprojnë në këto tregje, i kanë zbatuar masat e përkohshme, që AK mori pasi u gjobitën njëherë për moszbatimin e tyre vjeshtën e kaluar.

Ndërmarrjet kanë detyrimet që përcakton neni 4 i ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Bëhet fjalë për ndalimin e të gjitha marrëveshjeve, të cilat si object kanë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg, veçanërisht marrëveshjet që caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi; kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet; ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit; në marrëdhëniet tregtare me palët e tjera, zbatojnë kushte të ndryshme për transaksione të njëjta, duke i vendosur ato në gjendje të pafavorshme konkurrence; kushtëzojnë lidhjen e kontratave me pranimin nga palët e tjera kontraktuese të detyrimeve shtesë që, për nga natyra ose nga përdorimi i tyre tregtar, nuk kanë lidhje me objektin e këtyre kontratave.

Detyrimet janë për ndërmarrjet Trimed, Euromed, Farma Net Albania, Alfarmakos, Florifarma, Aquarius Medical, Florfarma, CFO Pharma, Megapharma, NewMedical Plus dhe Pharma One. Një pjesë e tyre kanë depozituar pranë AK-së angazhime vullnetare që të mos ndërmarrin veprime që flasifikohen si marrëveshje të ndaluara apo abuzime me pozitën dominuese nga ligji.

Autoriteti i Konkurrencës vendosi hapjen e hetimeve të thelluara në 15 tetor të vitit të kaluar në tregun e importit dhe tregtimit me shumicë të maskave, në tregun e importit, prodhimit dhe tregtimit me shumicë të alkooleve dhe xhel dezinfektues, në tregun e importit dhe tregtimit me shumicë të termometrave. Hetimet paraprake ishin hapur që në mars të vitit 2020 dhe ishin vendosur masa të përkohshme që urdhëronin ndërmarrjet të mos abuzonin me çmimet e shitjeve për produktet që lidheshin me pandeminë. Më 15 tetor u konstatua se 24 ndërmarrje nuk i kishin zbatuar masat e përkohshme dhe i gjobiti ato me gjithsej 3 milionë lekë.

Sipas të dhënave të AK-së, çmimet e shitjes së materialeve që u përdorën më shumë gjatë pandemisë kanë pësuar luhatje të konsiderueshme dhe më të mëdha krahasuar me çmimet e blerjes. Në periudhën qershor 2020-dhjetor 2020, çmimi i blerjes së xhelit dezinfektues për një nga ndërmarrjet nën hetim është luhatur me 15%, ndërsa çmimi i shitjes për të njëjtin produkt është luhatur me 21%.

Në shumicën e rasteve luhatjet në çmimin e shitjes së produktit nuk kanë pasur lidhje me ndryshimet që kanë ndodhur në çmimin e blerjes. Në gusht 2020 ndërmarrja në fjalë e rriti çmimin e shitjes nga 368 lekë në 434 lekë, megjithëse çmimi i blerjes prej tre muajsh radhazi kishte qenë i pandryshuar në 250 lekë.

Pavarësisht këtyre të dhënave, Autoriteti i Konkurrencës nuk ka marrë masa ndaj ndërmarrjeve që kanë abuzuar me çmimet. Një nga pikat që që AK kërkonte në masat e përkohshme, ishte aplikimi i çmimeve të orientuara nën kosto. Por në periudha të veçanta, ndërmarrjet kanë rritur ndjeshëm çmimet dhe kjo jo për arsye që lidhen me çmimin e blerjes së produktit.

Marrë me ndryshime nga Monitor.al

Etiketa: Abuzimeautoriteti i konkurencesdezinfektantemaskapandemia

Të lidhura

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri
Aktualitet

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

Një zbulim i jashtëzakonshëm që pritet të ndikojë në rishkrimin e historisë arkeologjike të Europës është bërë në brigjet shqiptare...

18:57 27/06/2025
Elbasan/ Tentoi të vrasë 26-vjeçarin, arrestohet autori
Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në Ishull Shëngjin, plagoset një grua

Një shpërthim i një bombole gazi ka ndodhur sot në fshatin Ishull Shëngjin, duke lënë të plagosur një grua 64-vjeçare....

18:32 27/06/2025
Para
Me precedent të mëparshëm penal, identifikohet autori i vrasjes së policit në Lezhë (Emri+Foto)

Me precedent të mëparshëm penal, identifikohet autori i vrasjes së policit në Lezhë (Emri+Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

18:57 27/06/2025
Elbasan/ Tentoi të vrasë 26-vjeçarin, arrestohet autori

Shpërthen bombola e gazit në Ishull Shëngjin, plagoset një grua

18:32 27/06/2025
Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë

Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë

18:22 27/06/2025
Korrupsion për zgjedhjet e 11 majit/ SPAK përfundon hetimet dhe çon çështjen në GJKKO për dy persona

Korrupsion për zgjedhjet e 11 majit/ SPAK përfundon hetimet dhe çon çështjen në GJKKO për dy persona

18:09 27/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.