Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Abuzime me tenderat publikë: Lihet në burg ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 vartësit e tij

18:16 11/10/2021
Reading Time: 5 min lexim

Ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 vartësit e tij, anëtarë të komisionit të ofertave, Ervin Muraj, Julian Tapia, Alban Malaveci, të akuzuar për abuzim me tenderat publikë janë lënë në burg nga Gjykata e Posaçme.

Gëllçi ishte i pranishëm në seancën gjyqësore dhe nëpërmjet avokatit të tij ka deklaruar se e gjitha kjo është një inskenim.

Ndërkohë, gazetarja Klodiana Lala tha për “BalkanWeb” se ndryshe nga herët e tjera nuk ka përgjime, por gjithçka është e bazuar në dokumentacion.

 “Ndryshe nga hetimet e tjera kur SPAK kryen veprime simuluese, në rastin e konkret nuk ka qenë e nevojshme për sa kohë që dokumentacioni ka qenë i qartë ku zoti Gëllçi ka shpallur një tender pa u miratuar dhe ia kanë dhënë këtë tender një kompanie me ofertë me 20 mln lekë më të lartë”, tha Lala.

Më herët u sigurua dosja e SPAK që çoi në pranga ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçin dhe 3 persona të tjerë.

Bazuar në këtë dosje hetimore, Gëllçi krijoi procedurat e tenderit për blerjen e disa pajisjeve për “RTSH Agro”, përpara se të alokohej fondi nga Ministria e Financave.

Mësohet se kanë qenë dy kompani në garë për këtë tender, konkretisht TBS 96 dhe Eurokontakt shpk. Kjo e fundit, ndonëse kishte paraqitur një ofertë me 20 milionë lekë më pak se TBS 96, ishte skualifikuar në mënyrë të padrejtë nga gara.

Kompanisë fituese, e kualifikuar padrejtësisht  iu zgjat afati i dorëzimit të produkteve përtej afatit 45 ditor ndonëse në kontratë ky afat ishte i paracaktuar.

Këto shkelje nga të arrestuarit u evidentuan edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Hetimi fillimisht nisi nga Prokuroria e Tiranës e më pas i kaloi SPAK.

Pajisjet e blera që duhet të dorëzoheshin për 45 ditë:

  • Sistem për lidhjen e kamerës me CCU dhe fibër optike.
  • Sistem sloë motion ne 6 kanale HD.
  • Mixer video me 8 kanale HD dhe dopio ushqyes.
  • Ruter video 3G/HD 32×32 me gjithë panel kontrolli 32×32.
  • Shasi modulare për 10 module dhe dy blloqe ushqimi.
  • Modul për embedim HD-SDI 4 kanale analog audio, 2 kanale AES.
  • Modul shmederes video SD/HD/3G-SDI dy kanalesh 1×4 cme dalje pasive.
  • Konvertues sinjali video SD në HD dhe anasjelltas.

“Iconstyle.al” ka denoncuar prej kohësh veprimtarinë korruptive të ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçit, duke nisur që nga tenderi i Festivalit të RTSH-së (një shumë prej 41.882.550 lekësh të rinj), abuzimi me taksat e shqiptarëve për ndeshjet e UEFA Champions League (3.2 milionë euro për 18 ndeshje futbolli), po ashtu tender 400 milion lekë për arkivën e televizionit.

Më shumë se sa si një televizion publik me transmetime cilësore, RTSH-ja do të shquhet gjithmonë si institucioni i skandaleve të mëdha. Dhe nëse kërkojmë t’ja vëmë fajin dikujt, dalim gjithmonë tek emri i Thoma Gëllçit.

Ish-Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së është shquar gjithmonë për abuzimet e bujshme me taksat e shqiptarëve. Që pas mbarimit të Festivalit të 58-të, “iconstyle.al” ndoqi hap pas hapi mungesën e transparencës për mënyrën se si janë shpenzuar më shumë se 41 milionë lekë nga buxheti për realizimin e këtij spektakli. Thoma Gëllçi nuk na dha kurrë një përgjigje për këtë çështje dhe po ashtu as institucione të tjera si Komisioneri për të Drejtën e Informimit.

Festivali i 58-të nuk është i vetmi skandal që lidhet me Gëllçin e RTSH-në dhe që duhet t’i shqetësojë jo pak qytetarët. RTSH-ja shiti si një lajm të jashtëzakonshëm për të gjithë shqiptarët faktin se ndeshjet e UEFA Champions League do të transmetoheshin falas në këtë televizion. Por entuziazmi i Thomait për “ndeshjet e sigurura” nuk zgjati shumë. Platforma private, Tring, zbuloi se të drejtën e transmetimit të plotë të kompeticionit do t’i kenë vetëm ata, ndërsa RTSH-ja do të transmetojë vetëm 18 ndeshje nga 138-të të tilla. Megjithatë mashtrimi më i frikshëm nuk qëndron pikërisht këtu, por tek fatura e majme që ka paguar Gëllçi nga taksat e shqiptarëve për të blerë ndeshjet nga UEFA.

3.2 milionë euro për 18 ndeshje futbolli

RTSH-ja njoftoi se do të transmetonte ndeshjet e Champions League për sezonin e ri 2021-2024 përmes një lajmi, për të cilin nuk e dimë nëse duhet të qajmë apo të qeshim më parë. Në të thuhej se transmetuesi publik kishte bërë një sakrificë të madhe financiare për të parakaluar operatorët privatë dhe për t’ju siguruar shqiptarëve Ligën e Kampionëve pa asnjë pagesë shtesë.

RTSH-ja dhe Thoma Gëllçi ju hodhën hi syve gjithë shqiptarëve duke thënë se nuk do të kenë tarifë shtesë për ndeshjet, kur në të vërtetë nga taksat e tyre u sigurua blerja e paketës së Champions League.

Fatura që është paguar për kampionatin ka shkuar në total plot 3.2 milionë euro. RTSH-ja ka paguar 600 mijë euro në vit për paktën pa pagesë të ndeshjeve dhe duke e shumzuar në 3 (për 3 sezonet e Champions League) dalim në përfundimin se janë paguar 1.8 milionë euro. Por llogaria nuk mbyllet me kaq, sepse për transmetimin e ndeshjeve duhet paguar edhe sinjali ndërkombëtar satelitor, që sipas specialistëve kostot teknike për një ndeshje arrijnë në 25-30 mijë euro. Nëse merret një shumë prej 26 mijë eurosh për ndeshje, do të dalim në përfundimin se Thoma Gëllçi ka paguar 3.2 milionë euro për 18 ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Tender 400 milionë lekë për arkivën e televizionit

Tenderat abuziv të Thoma Gëllçit nuk kanë fund dhe njëri nga ata është edhe ai për shtimin e arkivës numerike në televizion. Ish-Drejtuesi i RTSH-së i ka dhënë në vetëm një tender plot 385 milionë lekë të vjetra një kompanie të regjistruar me emrin “S&T Albania” për “Furnizim-Vendosje Paisje dhe Programe për shtimin e Arkivave numerike”.

Gjithçka ka qenë e përgatitur në mënyrë perfekte, sepse në garë janë përfshirë dy kompani, ajo e përmendur më sipër dhe një tjetër që nuk ka paraqitur asnjë ofertë ekonomike. Pas kësaj lëvizje kuptohet qartësisht se kush do e fitonte tenderin dhe si i ndan paratë Gëllçi me kompanitë “fituese”.

Miliona lekë për miqtë

Përveçse të “rrëmbente” diçka për vete, Thoma Gëllçi sigurohej që të mos i linte thatë edhe miqtë e tij.

Për këtë arsye ai hapi një procedurë prokurorimi për “blerje shërbimi për platformën  OTT” me fond limit 85.113.600 lekë të reja pa TVSH. Në tenderin në fjalë ka marrë pjesë sërish vetëm një kompani (bashkim operatorësh) që ka ofruar një shifër sa 99.7% e fondit limit të tenderit, rreth 1 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Duke qenë e vetme në garë kompania në fjalë nuk e ka pasur fare të vështirë të fitojë paratë duke “ofruar në shkëmbim” shërbimin e lartëpërmendur.

E veçanta në këtë tender qëndron pikërisht tek kompanitë fituese, që kanë si pronar miqtë më të afërt të Gëllçit. Kompania “MC Netëorking” shpk ka si pronar dhe administrator djalin e ish-kryeministrit Aleksandër Meksi, Endri Meksin. Nga ana tjetër kompania e dytë “Advan Tech“ ka si pronar dhe administrator Oltion Bushin.

Ish-drejtori i RTSH-së u arrestua për një shkelje, po për rastet e tjera abuzive që “Iconstyle.al” i denoncuar prej kohësh çfarë është bërë?!

A mos vallë dosje të tilla janë hapur apo ndoshta janë hapur, por për disa “pengesa” rrugës nuk janë hetuar siç duhet?!/ Iconstyle.al

 

Etiketa: Abuzimegjykatartshtenderathoma gellci

Të lidhura

Ndodh në Vaun e Dejës, 24-vjeçarja dhunon bashkëshortin
Aktualitet

Merret peng i riu në Tiranë, e mbyllin dy orë në makinë dhe e dhunojnë

Një 44-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi akuzohet se ka rrëmbyer një 31-vjeçar, të cilin e ka mbajtur me forcë...

15:38 13/05/2025
Votat e Greqisë u lanë mënjanë, KAS shpall të pavlefshëm vendimin e Celibashit
Aktualitet

Votat e Greqisë u lanë mënjanë, KAS shpall të pavlefshëm vendimin e Celibashit

KAS ka pranuar me shumicë votash ankesën e Partisë Socialiste, duke shpallur të pavlefshëm vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi për...

15:29 13/05/2025
Para
Rënie e numrit të rasteve, 9 viktima nga Covid-19 në Shqipëri

Rënie e numrit të rasteve, 9 viktima nga Covid-19 në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndodh në Vaun e Dejës, 24-vjeçarja dhunon bashkëshortin

Merret peng i riu në Tiranë, e mbyllin dy orë në makinë dhe e dhunojnë

15:38 13/05/2025
Votat e Greqisë u lanë mënjanë, KAS shpall të pavlefshëm vendimin e Celibashit

Votat e Greqisë u lanë mënjanë, KAS shpall të pavlefshëm vendimin e Celibashit

15:29 13/05/2025
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar merret i pandehur nga SPAK

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar merret i pandehur nga SPAK

15:14 13/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Gjendet e pajetë 65-vjeçarja në Shkodër, çfarë dyshohet

11:54 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.