Skip to content
Të Gjitha

“A do të jetë Ditmir Bushati pjesë e listës së kandidatëve për Kryesinë e re të PS? Rama i shmanget pyetjes së gazetarëve

· 1 min lexim

Kryesocialisti Edi Rama mbrëmjen e sotme mblodhi në selinë e PS-së shtabin elektoral të partisë në kuadër të përgatitjeve të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të 25 prillit të vitit të ardhshëm.

Menjëherë sapo mbaroi takimin, Rama u pyet nga gazetarët për përzgjedhjen e kandidaturave për kryesinë e re të PS-së që do të votohet të premten nga asambleja, por kryeministri tha se nuk do të flasë sot për çfarë do të ndodhë më vonë.

Nëse do të jetë Ditmir Bushati pjesë e kësaj liste, kreu i qeverisë iu përgjigj vetëm me një “Faleminderit” dhe kërkoi pyetje tjetër përpara se të largohej.

Pyetje: I keni përzgjedhur kandidaturat për kryesinë e re që do të votojë asambleja të premten?

Rama: Nuk do flas sot për atë që do ndodhë të premten se ka shumë kohë deri të pemten dhe mund të ndodhin shumë gjëra të rëndësishme.

Pyetje: A do jetë Ditmir Bushati në këtë listë?

Rama: Ahh faleminderit!