Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

8 milionë euro të zhdukura në RTSH: Eni Vasili shpërthen skandalin dhe kërkon auditim urgjent

16:09 03/08/2025
Reading Time: 2 min lexim

Radiotelevizioni Shqiptar ndodhet zyrtarisht në një krizë të thellë financiare. Këtë e konstaton vetë drejtoresha e sapoemëruar e institucionit, Eni Vasili, në muajt e parë të mandatit të saj. Në një komunikim zyrtar me Ministrinë e Financave, ajo ka kërkuar fonde shtesë për vitin 2025, duke paralajmëruar se situata aktuale rrezikon pagesat ndaj punonjësve dhe kontraktorëve të jashtëm.

Vasili, e cila mori drejtimin e RTSH pas një periudhe të trazuar me shkarkimin e Alfred Pezës, më pas të gjithë Këshillit Drejtues dhe një drejtoreshë të komanduar gjatë tranzicionit, ka bërë të ditur se menaxhimi i mëparshëm ka qenë i pakontrolluar. Sipas saj, abuzimet e shumta kanë çuar në boshatisjen e arkës së institucionit, i cili mbështetet financiarisht nga tarifat dhe taksat që paguajnë qytetarët.

Në letrën zyrtare të dërguar Ministrisë së Financave, Vasili evidenton dy burime kryesore të krizës: mungesa e të ardhurave të parashikuara dhe abuzimet me kontratat dhe trajtimin e punonjësve. Vetëm për pagesat e detyrimeve ndaj punonjësve të larguar padrejtësisht nga puna, deri në 31 maj, RTSH ka pësuar një humbje prej mbi 730 mijë euro. Nëse humbjet gjyqësore vazhdojnë, kjo shifër mund të arrijë në 4 milionë euro.

Një tjetër problem i rëndë janë kontratat për të drejtat televizive. Sipas dokumenteve të dërguara në Ministri, dëmi arrin në rreth 4 milionë euro, ku më shumë se gjysma e kësaj shume janë shpenzime të paplanifikuara në buxhet.

Në total, abuzimet e konstatuara nga Vasili llogariten në rreth 8 milionë euro, që përbëjnë një të tretën e buxhetit vjetor të RTSH, i cili kap vlerën e 25 milionë eurove nga taksat e qytetarëve dhe fondet publike.

Përpara kërkesës për 2 milionë euro shtesë për vitin 2025, Vasili ka paralajmëruar një auditim të plotë të strukturës dhe projekteve të RTSH, duke shprehur gatishmërinë për transparencë dhe bashkëpunim me drejtësinë. Ajo është e para drejtuese që flet hapur për abuzimet në këtë institucion, një temë që prej vitesh ka mbetur tabu, pavarësisht përkeqësimit të cilësisë së programeve dhe rënies së ndjeshme të audiencës.

Letra e drejtuar Ministrisë së Financave, e siguruar nga Dosja.al, nuk ka marrë ende një përgjigje zyrtare. Por përtej kërkesës për financim, zbardhja e një dëmi kaq të madh ekonomik brenda një institucioni publik ngre pikëpyetje serioze mbi menaxhimin e tij ndër vite dhe nevojën për ndërhyrje të menjëhershme institucionale.

Të tjera

Vetëvendosja lëviz rolet: Glauk Konjufca për kryeministër, Kurti në vendin e tij
Aktualitet

Vetëvendosja lëviz rolet: Glauk Konjufca për kryeministër, Kurti në vendin e tij

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur të propozojë Glauk Konjufcën si mandatar për kryeministër të Kosovës. Lajmin e bëri të ditur vetë...

12:55 04/11/2025
Horoskopi sot, 28 nëntor 2023
Horoskopi

Horoskopi: 4 nëntor 2025

Dashi Sot jeni në humor për veprim, por yjet ju këshillojnë të mos nxitoni. Një situatë që ju ka stresuar...

10:13 04/11/2025
Para
Slogane raciste në ndeshjen Maqedoni-Rumani, Federata e Basketbollit distancohet: “Gjuha e urrejtjes s’ka vend në tribuna”

Slogane raciste në ndeshjen Maqedoni-Rumani, Federata e Basketbollit distancohet: “Gjuha e urrejtjes s’ka vend në tribuna”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetëvendosja lëviz rolet: Glauk Konjufca për kryeministër, Kurti në vendin e tij

Vetëvendosja lëviz rolet: Glauk Konjufca për kryeministër, Kurti në vendin e tij

12:55 04/11/2025
Horoskopi sot, 28 nëntor 2023

Horoskopi: 4 nëntor 2025

10:13 04/11/2025
Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet në detyrë si kryetar Bashkie, nga burgu

Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet në detyrë si kryetar Bashkie, nga burgu

17:39 03/11/2025
Çfarë tregojnë demografia, ushqimi dhe muzika për të ardhmen e shqiptarëve?

Çfarë tregojnë demografia, ushqimi dhe muzika për të ardhmen e shqiptarëve?

14:02 03/11/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.