Skip to content
Të Gjitha

8 Marsi/ Ja mesazhi inspirues i ambasadores së SHBA-së

· 1 min lexim

Leyla Moses-Ones, zëvendës ambasadorja amerikane në vendin tonë në Ditën Ndërkombëtare të Grave ndan me të gjithë ndjekësit një mesazh.

Në mesazhin e saj ajo flet mbi rolin e rëndësishëm që luajnë gratë në institucionin e tyre, por edhe në mbarë Botën.

Ajo thotë se në staf ka shumë gra, e të gjitha bashkë punojnë, fuqizojnë, frymëzojnë dhe çojmë përpara ide. “Ne jemi nëna, kolege, bashkëshorte dhe motra”, “ne jemi gjysma e Botës”, -thonë ato.

STATUSI I LEYLA MOSES-ONES

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Grave, E Ngarkuara me Punë a.i. Leyla Moses-Ones ndan mesazhin e saj mbi rolet e rëndësishme që gratë luajnë në Ambasadën tonë dhe në botë. Përgjatë gjithë muajit mars, ne do të ndajmë histori të tjera të grave të cilat kanë sjellë ndryshim. #GjysmaeBotes