Skip to content
Të Gjitha

64-vjeçari gjendet i vdekur në rrugë, reagon policia e Korçës: Dyshohet për…

· 2 min lexim

Një 64 vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugë rreth orës 19:45 të ditës së sotme.

Forcat blu thonë se mund të ketë gjetur vdekjen nga shkaqe natyrale pasi nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e tij. Ndërkohë po punohet për të sqaruar shkaqet e vdekjes për të zbardhur rrethanat e vërteta.

Njoftimi i policisë: Më datë 29.01.2021, rreth orës 19:45, në lagjen nr. 9, Korçë, në rrugë, është gjetur i pajetë shtetasi P. K., rreth 64 vjeç.

Nga kqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë gjetur vdekjen nga shkaqe natyrale.

Po punohet për të përcaktuar shkaqet e vdekjes si dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë një ngjarje e rëndë u rregjistrua në Shkodër ku një makinë përplasi për vdekje një person.

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 29.01.2021, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Koplik – Shkodër, në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, automjeti tip “Fiat” që drejtohej nga shtetasi  Gj. Gj. 26 vjeç,  ka goditur shtetasin A. Sh. 49 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Shtetasi A.Sh është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe me pas ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Drejtuesi i mjetit shtetasi Gj.Gj është shoqëruar në ambientet e DVP Shkodër për veprime të mëtejshme

Veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për sqarimin e rrethanave të aksidentit