Skip to content
Aktualitet

500 aplikime për në BKH, ambasadorja Kim nxit shqiptarët: Çohuni dhe hetoni krimin!

· 1 min lexim

Sot është afati i fundit për të gjithë personat që aspirojnë të jenë pjesë e BKH.

Byroja Kombëtare e Hetimit, do të bëjë përzgjedhjen, e do shpallë fituesit që do trajnohen nga FBI amerikane, për të hetuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri.

Një një postim në Tëitter, Ambasadorja ka bërë thirrje për më shumë aplikime për t’u bërë pjesë e BKH dhe ka theksuar se të gjithë ata që duan të bëjnë diferencën duhet të ndërmarrin veprime konkrete.

Postimi i Yuri Kim:

Koha për të ndërmarrë veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Kjo është një mundësi për të bërë diferencën duke qenë një hetues special i BKH. Afati për të aplikuar përfundon sonte në mesnatë. Mos u kënaq duke qëndruar ulur dhe duke u ankuar. Cohu dhe ndërmerr veprime.

Siç mësohet, deri ditën e premte, aplikimet kishin arritur në 165 persona.

Ndërkohë, pak orë para mbylljes së afatit, më shumë se 500 persona kanë plotësuar formularin për të qenë pjesë e BKH-së.

Edhe thirrje e ambasadores amerikane, tregon se duhet pasur më shumë aplikime nga specialistët shqiptarë.

/GazetaReforma.com/