Skip to content
Kryesore

50-vjeçari me bashkëshorten dhe djalin dhunon nënën dhe motrat e tij

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë dhune në familje është regjistruar në fshatin Çërravë, ku një 50-vjeçar, bashkëshortja e tij 49-vjeçare dhe djali i tyre 27-vjeçar dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe motrave të burrit.

Policia bëri me dije se ka arrestuar burrin dhe bashkëshorten e tij, ndërsa djali është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Sipas hetimeve paraprake, shtetasi I. B., së bashku me E. B. dhe djalin e tyre Xh. B., janë përfshirë në një konflikt të ashpër që ka degjeneruar në dhunë ndaj familjarëve të afërt.

Njoftimi i Policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec: arrestuan në flagrancë shtetasit I. B., 50 vjeç, dhe E. B., 49 vjeçe (bashkëshortë), dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për djalin e tyre, shtetasin Xh. B., 27 vjeç, banues në fshatin Çërravë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrave të 50-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e Policisë.