Skip to content
Politikë

5 vite SPAK/ Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, vizitë në Tiranë

· 1 min lexim

Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, ndodhet sot në Tiranë për të marrë pjesë në ceremoninë e 5-vjetorit të krijimit të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Kjo është vizita e tij e parë në Shqipëri që pas marrjes së detyrës si pasardhës i Gabriel Escobar pesë muaj më parë.

Kasanof mbërriti në Tiranë ditën e mërkurë dhe vizita e tij thekson mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Reformën në Drejtësi në Shqipëri. Ai do të mbajë një fjalim në ceremoninë e 5-vjetorit, duke përforcuar rolin e SHBA si një mbështetës dhe financues kryesor të reformës. Gjatë vizitës së tij, Kasanof pati një takim kokë më kokë me ambasadorin e delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, në selinë e BE-së.