Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Atdheut

09:23 05/05/2025
Reading Time: 2 min lexim

5 Maji shënon një nga datat më rëndësishme në kalendarin historik të Shqipërisë. Kjo ditë është e dedikuar përkujtimit të Dëshmorëve të Kombit, grave e burrave që sakrifikuan jetën për lirinë, pavarësinë, demokracinë dhe dinjitetin e shqiptarëve.

Kjo ditë lidhet historikisht me 5 majin e vitit 1942, kur u vra Qemal Stafa, një nga figurat më të rëndësishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Veprimtaria dhe qëndresa e tij e kthyen në një simbol të kësaj lufte, duke e shndërruar 5 Majin në datën zyrtare të nderimit të dëshmorëve.

Përkujtimi i kësaj date përfshin emra nga të gjitha periudhat historike  që nga Rilindja Kombëtare, luftërat për pavarësi, periudha e Luftës Antifashiste, e deri te vitet e turbullta të tranzicionit dhe lufta për çlirimin e Kosovës.

Kjo ditë është shenjë mirënjohjeje për të gjithë ata që u flijuan për idealet më të larta njerëzore dhe kombëtare.

Pas shpalljes së Pavarësisë në vitin 1912 dhe deri në fund të Luftës së Dytë Botërore, shteti shqiptar nuk kishte një kuadër ligjor që rregullonte statusin e dëshmorëve.

Përpjekjet e para për një vlerësim institucional të tyre nisën gjatë Luftës Nacionalçlirimtare dhe u konkretizuan më 28 gusht 1945 me miratimin e ligjit nr. 109 nga Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar, i cili parashikonte shpërblime për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.

Në vitet ’60, ky status u zgjerua dhe u përcaktua termi “Dëshmor i Atdheut”. U krijuan Varrezat e Dëshmorëve në çdo rreth të vendit, ndërsa në Tiranë u ndërtua kompleksi qendror me monumentin simbolik “Nënë Shqipëri”.

Pas ndërrimit të sistemit në vitet 1992–1993, pati ndryshime edhe në legjislacionin për dëshmorët. Një ligj më i plotë u miratua më 27 prill 2000 (Ligji nr. 8607), duke përfshirë dëshmorët e të gjitha periudhave historike, përfshi ata të rënë gjatë trazirave të viteve 1997–1999 si dhe në Luftën Çlirimtare të Kosovës.

Çdo vit, më 5 Maj, organizatat e shoqërisë civile dhe familjarët e dëshmorëve organizojnë aktivitete përkujtimore në të gjithë vendin, duke mbajtur gjallë kujtimin dhe nderimin për ata që dhanë gjithçka për Shqipërinë.

Etiketa: 5 MajDita e Dëshmorëve të Atdheut

Të tjera

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve
Aktualitet

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve

Operatori One Albania po përballet me një valë të fortë reagimesh nga abonentët, jo vetëm për rritjen e tarifave me...

15:33 07/04/2026
Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës
Aktualitet

Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në shëtitoren e Lungomares në Vlorë, ku një fëmijë rreth 4...

13:40 07/04/2026
Para
Me kërkesë të prokurorisë, Ajola Xoxa paraqitet sot në SPAK

Me kërkesë të prokurorisë, Ajola Xoxa paraqitet sot në SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve

15:33 07/04/2026
Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

13:40 07/04/2026
Ofroi 20 mijë euro garanci për t’u liruar, GJKKO lë në burg Ilir Beqajn

Ofroi 20 mijë euro garanci për t’u liruar, GJKKO lë në burg Ilir Beqajn

12:04 07/04/2026
Nafta në 224 lekë/ litri, Konfindustria thirrje urgjente qeverisë: Ndërhyni menjëherë ose ekonomia futet në rrezik

Nafta në 224 lekë/ litri, Konfindustria thirrje urgjente qeverisë: Ndërhyni menjëherë ose ekonomia futet në rrezik

11:20 07/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.