Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

49 mijë fermerë përfituan subvencione direkte në 2022; Ministria e Bujqësisë: Janë shpërndarë 51 mln USD fonde

09:04 17/01/2023
Reading Time: 3 min lexim

Që nga shpërndarja e naftës pa taksa, subvencione direkte për fermerët që kultivojnë në sera, grurë, bimë medicinale, blegtoria, peshkimi dhe bletaria në total për 2022 nga skema kombëtare sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural kanë përfituar 49,000 fermerë. Fondi i shpërndarë në ndihmë të prodhuesve është 5,1 mld lekë.

Skema kombëtare në ndihmë të fermerëve shqiptarë nëpërmjet subvencioneve direkte hynë në fuqi në muajin shkurt të vitit të kaluar. Miratimi i tyre erdhi pas shfuqizimeve që qeveria u bëri skemave ekzistuese për sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë, siç ishte ajo e subvencionimit 6% të TVSH-së dhe vendosja e TVSh-së te inputet bujqësore që prej 2018-s kishin TVSH zero.

Në 2021 zbatua për herë të parë skema e mbështetjes me naftë falas për fermerët që vijoi zbatimin edhe vjet, duke përfshirë për herë të parë rimbursimin e akcizës dhe taksës të qarkullimit për fermerët që kultivojnë dru frutorë, arrorë dhe perime. Shteti subvencionon 80,4 lekë nga çmimi i naftës që përfshin akcizën, taksën e qarkullimit, karbonit dhe TVSH-në. Për 2022 përfituan 34,731 fermerë naftë pa taksa me vlerë fond financimi 1,95 mld lekë.

Vjet për herë të parë u zbatua edhe skema me subvencione për sektorin e peshkimit. Për rinovimin e anijes të peshkimit do të rimbursohet nga shteti 50% e totalit të investimit por jo më shumë se 20 mln lekë. Për rinovimin infrastrukturës së anijes së peshkimit. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore të blerjes, por jo më shumë se 7,250, 000 lekë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë nga kjo skemë në 2022 janë financuar 150 anije me fond investimi me vlerë 700 mln lekë. Ndërsa 200 mln lekë është naftë e financuar për peshkatarët dhe janë ndërtuar 4 markata peshku.

Për shkak të rritjes së çmimeve të inputeve bujqësore vjet për herë të parë nisi zbatimin skema për subvencione direkte për fara/fidanë dhe input-e të tjera për kultivimin e perimeve, rrushit dhe luleshtrydhes në sera. Subvencioni ishte me vlerë 200,000 lekë për ha për 2 sezone të mbjella për fermerët me sipërfaqe të mbjella jo më pak se 1 ha. Nga kjo skema përfituan në 2022 771 fermerë me fond financimi me vlerë 181,5 mln lekë. Në total janë financuar 910 ha sera.

Mbështetje për kultivimin e bimëve mjekësore e aromatike në vlerën ishte në vlerën e 60,000 lekë/ha, për fermerë individualë ose grup-fermerësh, me sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 ha, por jo më shumë se 1,000,000 lekë për aplikant. Llogariten 175 përfitues me fond financimi 101 mln lekë.

Skema e subvencionit për blegtorinë përfshin për fermat financim me jo më pak se 100 krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën 1,200 lekë/krerë, por jo më shumë se 360,000 lekë për subjekt, ndërsa për fermat me jo më pak se 10 krerë lopë, në vlerën 10,000 hjetë mijë) lekë/krerë, por jo më shumë se 500,000 lekë për subjekt. Në total nga kjo skemë kanë përfituar 6,211 fermerë, janë 982,302 krerë të financuar me fond 1,5 mld lekë.

Mbarështim i bletarisë u mbështet me subvencione me 1,000 lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 zgjoje, por jo më shumë se 150,000 mijë lekë për subjekt. Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë janë 288,892 koshere të financuara dhe 2,794 përfitues.

Në muajin shtator 2022 skemës kombëtare iu shtua 1,2 mld lekë në mbështetje me subvencione direkte në vlerën e 30,000 lekëve për ha të fermerëve që kultivojnë grurin në hapësira mbi 1 ha. Shtesa e miratuar e çoi buxhetin e skemës kombëtare në 4,9 mld lekë nga 3,7 mld lekë që ishte në fillim të 2022. Me subvencione direkte janë financuar 16,666 hektarë grurë me 500 mln lekë fonde

 Skema Kombëtare e Bujqësisë 2022:

5,1 mld lekë në ndihmë të prodhuesve shqiptarë

49,000 fermerë përfituan financim

Nafta:

34,731 fermerë përfituan naftë pa taksa

1,95 mld lekë financim

Gruri:

16,666 hektarë grurë te financuar

500 mln lekë fonde

Blegtoria:

982,302 krerë të financuar

6,211 fermerë përfitues

1,5 mld lekë financim

Peshkimi:

150 anije të financuara

700 mln lekë investim

200mln lekë naftë e financuar për peshkatarët

4 markata peshku të ndërtuata

Bletaria:

288,892 koshere të financuara

2,794 përfitues

300 mln lekë financim

Bimët medicinale:

1,645.64 hektarë të financuar

175 përfitues

101 mln lekë

Mbështetja me inpute në serra:

901.9 hektarë serra të financuara

771 përfitues

181,5 mln lekë financim.

/RevistaMonitor/

Të lidhura

Sot, Dita Kombëtare e Fëmijëve Jetimë! Një ditë për përkujdesje dhe ndërgjegjësim
Aktualitet

Sot, Dita Kombëtare e Fëmijëve Jetimë! Një ditë për përkujdesje dhe ndërgjegjësim

Çdo vit, më 20 maj, shënohet Dita Kombëtare e Fëmijëve Jetimë, një ditë kushtuar fëmijëve që rriten pa mbështetjen dhe...

18:42 20/05/2025
Krimet zgjedhore, SPAK mësyn në Bashkinë e Klosit
Aktualitet

Krimet zgjedhore, SPAK mësyn në Bashkinë e Klosit

Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë zhvilluar sot një aksion në Bashkinë e Klosit, në kuadër të...

18:11 20/05/2025
Para
Për herë të parë në dekada, ndodh e papritura për popullsinë kineze

Për herë të parë në dekada, ndodh e papritura për popullsinë kineze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Sot, Dita Kombëtare e Fëmijëve Jetimë! Një ditë për përkujdesje dhe ndërgjegjësim

Sot, Dita Kombëtare e Fëmijëve Jetimë! Një ditë për përkujdesje dhe ndërgjegjësim

18:42 20/05/2025
Krimet zgjedhore, SPAK mësyn në Bashkinë e Klosit

Krimet zgjedhore, SPAK mësyn në Bashkinë e Klosit

18:11 20/05/2025
Britania pezullon bisedimet tregtare me Izraelin, arsyeja

Britania pezullon bisedimet tregtare me Izraelin, arsyeja

17:55 20/05/2025
Lejuan kamionin me drogë të kalonte në Malin e Zi, AMP ndalon 3 policë

Lejuan kamionin me drogë të kalonte në Malin e Zi, AMP ndalon 3 policë

17:37 20/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.