Skip to content
Të Gjitha

40 mln euro dëmshpërblim në arbitrazh dhe miliona euro tarifa të koncesionarit, humbjet e mëdha të shtetit shqiptar vetëm që t’i hapë rrugë projektit në Portin e Durrësit

· 2 min lexim

Rama po prish kontratën 35-vjeçare të koncesionarit gjerman EMS APO, duke e pezulluar aktivitetin e tij e duke dashur ta shporrë nga vendi, që të vjedhë shqiptarët së bashku me Kastratin dhe Alabbar

Vetëm që t’i hapë rrugë projektit ende në letër në Portin e Durrësit, arroganca dhe veprimet antiligjore të kryeministrit i kushtuan qeverisë një padi për 40 mln euro dëmshpërblim në Arbitrazh, kundrejt koncesionarin gjerman

Jo vetëm kaq, pasi sipas përllogaritjes së të dhënave të treguara nga CEO i kompanisë EMS APO në prill të këtij viti, vlera monetare që shteti humb nga përzënia e koncesionarit, është tepër e madhe

EMS APO paguan një tarifë qiraje vjetore prej afro 1 milion euro dhe tarifa koncesionare që shkojnë në 13% për shërbimet e faturuara, si dhe paguan gjithashtu taksa dhe detyrime si çdo biznes tjetër

Në nëntë vitet e para të operimit të Terminalit Lindor, pagesat për shtetin Shqiptar kanë arritur në afro 21 milion euro

Pagesa koncesionare për Ministrinë e Transportit është në vlerën e 870,019 euro. Pagesa koncesionare për Autoritetin Portual Durrës në vlerën e 18,104,548 euro. Taksa në vlerën e 2,373,427 euro. Gjithsej 21,347,995 euro

Mirëpo, kjo vlerë është e pallogaritshme për qeverinë e cila ka ndërmend vjedhe të tjera e po kryen sërish me projektin e portit të Durrësit një prej shkeljeve më të mëdha, njësoj me çdo PPP dhe inceneratorët

Qeveria, në këtë krim bashkëpunim me Kastratin dhe Alabbar, po i shesin apartamente në ajër qytetarëve, për të financuar investimet e një projekti që mund të mos realizohet kurrë!