Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

39% e punonjësve shqiptarë nuk mbyllin dot muajin, Shqipëria mban rekordin më të keq në Europë

15:55 01/05/2026
Reading Time: 3 min lexim

Të dhënat e fundit të Komisionit Europian nxjerrin Shqipërinë në krye të hartës më problematike të punës në Europë: 39% e punonjësve shqiptarë deklarojnë se e kanë të vështirë ose shumë të vështirë të përballojnë shpenzimet mujore.

Kjo është përqindja më e lartë në Europë dhe gati pesë herë mbi mesataren europiane, e cila është vetëm 8%. Pas Shqipërisë renditet Greqia me 21%, ndërsa në rajon Kosova regjistron 18%, Bosnja dhe Hercegovina 13%, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nga 9%, Kroacia 8% dhe Mali i Zi 7%.

Raporti i Komisionit Europian, i publikuar në prill, bazohet në Anketën Europiane për Kushtet e Punës 2024, e cila mat cilësinë e punës, kushtet në vendin e punës dhe ndikimin e tyre në jetën e punonjësve.

Të anketuarit u pyetën sa e lehtë është për familjen e tyre të përballojë shpenzimet mujore, duke marrë parasysh të ardhurat totale nga burime të ndryshme. Përgjigjet u matën nga “shumë lehtë” deri te “me shumë vështirësi”.

Në Europë, situata është përmirësuar ndjeshëm krahasuar me vitin 2010. Atëherë, 17% e punonjësve deklaronin se e kishin të vështirë ose shumë të vështirë të përballonin jetesën, ndërsa në vitin 2024 kjo përqindje ra në 8%. Pesha e atyre që deklarojnë se ia dalin lehtë ose shumë lehtë është rritur nga 30% në 40%.

Por Shqipëria mbetet në kahun e kundërt të kësaj panorame. Ndërsa vende si Bullgaria, Hungaria, Letonia, Kroacia, Lituania, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Rumania kanë shënuar ulje të ndjeshme të vështirësive ekonomike gjatë dekadës së fundit, punonjësit shqiptarë vijojnë të mbajnë rekordin më negativ në Europë.

Të dhënat tregojnë edhe një ndarje të qartë gjeografike. Vendet skandinave raportojnë nivele të ulëta të vështirësive financiare, ndërsa disa vende të Europës Lindore dhe Jugore kanë peshë më të lartë të punonjësve që jetojnë nën presion ekonomik. Në këtë hartë, Shqipëria qëndron në vendin më problematik.

Raporti evidenton se më të goditurit janë grupet më të cenueshme. Prindërit e vetëm preken në mënyrë disproporcionale, me 43% që deklarojnë vështirësi për të përballuar shpenzimet. Nënat e vetme janë edhe më të ekspozuara, me 46% që raportojnë vështirësi financiare.

Punonjësit që jetojnë në familje me fëmijë përballen gjithashtu me sfida më të mëdha, me 31% deri në 37% që deklarojnë vështirësi për të mbyllur muajin. Edhe familjet me një person të vetëm në moshë pune raportojnë nivel të lartë vështirësish, me 28%.

Cenueshmëria financiare lidhet fort edhe me llojin e punës. Punonjësit me kontrata me afat të caktuar, të vetëpunësuarit e varur ekonomikisht dhe ata pa kontratë ose me forma të tjera të pasigurta punësimi raportojnë nivelet më të larta të vështirësive për të përballuar shpenzimet.

Më të ekspozuar janë punonjësit në profesione me kualifikim më të ulët. Vështirësi financiare raportojnë 49% e punonjësve në profesione elementare, 47% e punonjësve të kualifikuar në bujqësi, 37% e punonjësve në shërbime dhe shitje, si dhe 35% e operatorëve të impianteve dhe makinerive.

Në të kundërt, punonjësit në profesione më të kualifikuara, si menaxherët, teknikët dhe profesionistët, raportojnë nivele më të ulëta vështirësish financiare, nën 20%.

Gjetjet e raportit tregojnë se problemi kryesor nuk është vetëm papunësia, por cilësia e punës, niveli i pagave, siguria e kontratave dhe mundësia reale për të përballuar jetesën me të ardhurat që siguron puna. Shqipëria rezulton vendi ku pjesa më e madhe e punonjësve punojnë, por sërish nuk arrijnë të mbyllin muajin.

Të tjera

Të ardhurat rriten, por varfëria mbetet rekord: Shqiptarët më të rrezikuarit në Europë
Aktualitet

Të ardhurat rriten, por varfëria mbetet rekord: Shqiptarët më të rrezikuarit në Europë

Të ardhurat për frymë në Shqipëri janë rritur ndjeshëm vitet e fundit, por kjo rritje nuk është përkthyer në mirëqenie...

13:13 30/04/2026
Skandali te Onkologjiku shkon në gjyq/ Pacientët dërgoheshin në privat, aparatura e kobaltit jashtë funksioni prej 2021
Aktualitet

Skandali te Onkologjiku shkon në gjyq/ Pacientët dërgoheshin në privat, aparatura e kobaltit jashtë funksioni prej 2021

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim gjashtë persona të përfshirë në skandalin e Spitalit Onkologjik...

12:47 30/04/2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

39% e punonjësve shqiptarë nuk mbyllin dot muajin, Shqipëria mban rekordin më të keq në Europë

39% e punonjësve shqiptarë nuk mbyllin dot muajin, Shqipëria mban rekordin më të keq në Europë

15:55 01/05/2026
Të ardhurat rriten, por varfëria mbetet rekord: Shqiptarët më të rrezikuarit në Europë

Të ardhurat rriten, por varfëria mbetet rekord: Shqiptarët më të rrezikuarit në Europë

13:13 30/04/2026
Skandali te Onkologjiku shkon në gjyq/ Pacientët dërgoheshin në privat, aparatura e kobaltit jashtë funksioni prej 2021

Skandali te Onkologjiku shkon në gjyq/ Pacientët dërgoheshin në privat, aparatura e kobaltit jashtë funksioni prej 2021

12:47 30/04/2026
Tregtia online nën kontroll: Kush shet pa NIPT dhe të dhëna biznesi rrezikon bllokimin e faqes

Tregtia online nën kontroll: Kush shet pa NIPT dhe të dhëna biznesi rrezikon bllokimin e faqes

15:22 29/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.