Skip to content
Kryesore

38-vjeçari nga Lezha, arrestohet për marrëdhënie seksuale me të mitur

· 1 min lexim

Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Simon Gjokën, 38 vjeç, i akuzuar për vjedhje dhe dyshime për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me një të mitur.

Prokurorja Denisa Perdja kërkoi këtë masë, e cila u miratua nga gjykatësja Englantina Biba. Gjokaj mohoi akuzat për marrëdhënie seksuale me të miturën, duke i quajtur foto dhe video të gjetura në telefonin e tij të pavërteta.

E mitura kishte dëshmuar se kishte filluar lidhjen me Gjokën më shumë se një vit më parë, dhe se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të.

Në telefonin e saj janë gjetur foto dhe video intime, dhe gjithashtu, ajo ka pohuar se Gjoka e kishte prezantuar me persona të tjerë. Dyshimet se ajo mund të jetë shfrytëzuar për prostitucion po hetohen.

Pritet akt ekspertimi i mjekut ligjor dhe marrja e një dëshmie të re nga e mitura për të përcaktuar nëse ajo ka qenë e shfrytëzuar seksualisht për qëllime prostitucioni.

E mitura ishte identifikuar si shitesë qirinjsh në Kishën e Shna Ndout në Laç.