Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

37 të pandehur përpara drejtësisë: SPAK çon në gjyq dy grupe kriminale për falsifikim dhe trafikim

13:09 05/06/2025
Reading Time: 2 min lexim
37 të pandehur përpara drejtësisë: SPAK çon në gjyq dy grupe kriminale për falsifikim dhe trafikim

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një çështje të bujshme penale që përfshin dy grupe të strukturuara kriminale. Në total, 37 persona janë çuar për gjykim, të akuzuar për veprimtari të paligjshme që përfshin kalimin e paligjshëm të kufijve, falsifikimin e dokumenteve, trafikimin e shtetasve shqiptarë jashtë vendit dhe një sërë veprash të tjera të rënda penale.

Sipas SPAK, aktiviteti kriminal është zhvilluar gjatë viteve 2022–2024 dhe ka pasur në fokus ndihmën për kalim të paligjshëm të kufijve detarë, ajrorë dhe tokësorë, veçanërisht drejt Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë. Rrjeti vepronte përmes një strukture të organizuar mirë, ku secili anëtar kishte rol të përcaktuar.

Grupet kriminale kanë përdorur dokumente të falsifikuara të identifikimit, si pasaporta, karta identiteti dhe leje drejtimi, kryesisht të vendeve të Bashkimit Evropian. Ata kryenin ndërmjetësim dhe sigurim dokumentesh për shtetas shqiptarë që kërkonin të udhëtonin drejt vendeve perëndimore, duke përcaktuar edhe mënyrat e pagesës dhe tarifat që kërkoheshin.

Hetimet zbuluan një ambient në Tiranë të përshtatur për falsifikim dokumentesh, ku u sekuestruan materiale të shumta: 37 vula të ndryshme të institucioneve publike dhe private, dokumente false, 25 mijë euro dhe 20 mijë paund cash, sende me vlerë, si dhe kompjuterë dhe pajisje që përdoreshin për krijimin e dokumenteve dhe transferimin e monedhave virtuale.

Gjithashtu, u dokumentua përfshirja e dy agjencive udhëtimi, “Domi Travel” dhe “Boris Travel”, të cilat ndihmonin në transportin dhe akomodimin e personave që do të udhëtonin, duke bashkëpunuar me grupin për përgatitjen e itinerarit dhe aplikimeve për viza. Shtetasit që kërkonin vizë udhëzoheshin edhe se si të silleshin gjatë intervistave në ambasada.

Të gjithë të pandehurit njihnin njëri-tjetrin dhe kishin dijeni për rolet përkatëse brenda rrjetit, çka dëshmon, sipas SPAK, për një veprimtari të mirëorganizuar dhe të qëllimshme me synim përfitimin material.

Në listën e të pandehurve përfshihen: Bashkim Sulaj, Njazi Ademaj, Fitim Rama, Xhelal Krasniqi, Rrezart Domi, Ylli Brahimaj, Osman Luca, Artur Mici, Emiljan Marashi, Adrian Mema, Jugert Gashi, Maksim Domi, Arsen Caka, Gridi Elezi, Behar Rexha, Deila Qama, Arnold Shahu, Fatmir Stankova, Arben Rushiti, Ylli Çaushaj, Eriola Spaho, Murat Gjuniku, Bajram Xhaja, Bardhyl Imeri, Roland Islamaj, Amarildo Luca, Robert Gjika, Artid Shtylla, Leonard Lama, Xhelil Alla, Besnik Lumaj, Dritan Cena, Altin Neli, Redi Salaj, Behar Nuhiallari, Azem Canaj dhe Perlat Canaj.

Akuzat që rëndojnë ndaj tyre përfshijnë: ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, falsifikim të dokumenteve të identifikimit, falsifikim të dokumenteve dhe vulave, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike, shpërdorim detyre, si dhe prodhim dhe përdorim të mjeteve për falsifikim, të gjitha këto të kryera në bashkëpunim.

Çështja tashmë i kalon Gjykatës së Posaçme për shqyrtim.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para
KAS vendos rinumërim të plotë të votave në Tiranë

KAS vendos rinumërim të plotë të votave në Tiranë

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip