Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

37 organizata ambientaliste kundër ndërtimit të aeroportit në Vlorë, po drejtori i Zonave të Mbrojtura ç’qëndrim mban?

16:19 18/02/2021
Reading Time: 2 min lexim

Në një kohë që qeveria po projekton tkurrjen e zonave të mbrojtura në bregdet, kryesisht në vijën Vjosë-Nartë, drejtori i Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej, që është dhe kryesori në këtë fushë, nuk ka mbajtur ende një qëndrim të qartë publik.

Një grupim prej 37 organizatash mjedisore kombëtare dhe ndërkombëtare kanë ngritur alarm, sepse zona e mbrojtur Vjosë-Nartë rrezikohet nga ndërtimi i një aeroporti.

Madje kërcënimi i zhdukjes që po u bëhet zonave të mbrojtura në vijën bregdetare të Nartës, ka arritur deri në Bashkimin Europian.

Delegacioni i BE përmend në mënyrë specifike rastin e veçantë të zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë në raportet vjetore për vitin 2019 dhe 2020, për Shqipërinë.

BE e ka ngritur këtë çështje rregullisht në dy vitet e fundit në takimet sektoriale me qeverinë e Shqipërisë duke theksuar që aeroporti i propozuar duhet të jetë në përputhje me legjislacionin e Shqipërisë dhe me konventat ndërkombëtare të mbrojtjes së biodiversitetit që Shqipëria ka ratifikuar.

Vlen të përmendet se sistemi ligatinor Vjosë-Nartë është shpallur si zonë e mbrojtur që në vitin 2004 dhe vendi ku është parashikuar te ndërtohet aeroporti, është pjese e zonës C.

Fillimisht kur u paraqit projekti nga qeveria Rama, Drejtori Agjencisë Kombëtare te Zonave te Mbrojtura, Zamir Dedej tha se vendi ku është parashikuar ndërtimi i aeroportit nuk e prek  habitatin e shpendëve, duke lënë kështu hapur dyshimet se nuk do të jetë pengesë e projektit.

“Është më mirë që ne ta heqim nga zona e mbrojtur, sepse edhe në kontekstin mjedisor nuk besoj se do bëjme ndonjë gabim. Kjo bëhet me një vendim qeverie. Por ne paralel mund të themi qe Ministria e Mjedisit ka filluar teë shikoi të gjitha zonat e mbrojtura, në të cilën ne kemi bërë zgjerime e nevojshme dhe zvogëlimet kur ka pasur nevojë dhe saktësimin e tyre . Besoj në këtë konturë do jetë dhe kjo e Nartës. Do ta shikoja dhe me nje sens pozitiv. Peizazhi i mbrojtur Vjosë-Nartë është teper interesant, por nga ana tjetër ka mbetur si një oaz pa shumë interes zhvillimi.”, ka deklaruar Dedej.

Pra çfarë fshihet në prapaskenë është fakti që i njëjti person që po kërkon rishikimin e vendimit për aeroportin dhe që kërkon gjithashtu mbrojtjen e e flamingove, bën në fakt lojë të dyfishtë.

Zamir Dedej, prej kohësh tashmë është ‘krahu i djathtë” i qeverisë.  Ai vazhdimisht ka fituar tendera publik të majmë, të cilët supozoheshin të ishin vënë në funksion të mjedisit.

Edhe pse në rrjetet sociale shoqata e tij  INCA bën postime të vazhdueshme kundër aeroportit, në të vërtetë kjo shoqatë nuk është bërë pjesë e 37 organizatave ndërkombëtare që e kundërshtojnë këtë projekt.

Në përfundim, sikurse gëzon dhe mbështetjen e delegacionit europian dhe organizataave të huaja, aeroporti në zonën  e Vlorës nuk duhet ndërtuar, pasi dëmtohet zona e mbrojtur në këtë zonë.

Por çështja ende mbetet pezull, pasi Dedej ende nuk ka vendosur cilën anë të mbajë, atë të mjedisit, apo qeverisë.

Etiketa: 37 organizata ambientaliste kundër ndërtimit të aeroportit në Vlorëpo drejtori i Zonave të Mbrojtura ç'qëndrim mban?

Të tjera

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët
Aktualitet

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Ndërsa qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë me rritje të pandalshme të çmimeve të karburanteve, reagimi i qeverisë shqiptare mbetet në...

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”
Aktualitet

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

Rrugica që lidh bulevardin “Epidamn” me portën mesjetare të Durrësit është sot thuajse e boshatisur. Prej 15 vitesh, banorët jetojnë...

13:45 19/03/2026
Para

Shkeli masat e pandemisë, ish-deputeti i PD ndëshkohet me 50 milionë lekë gjobë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

13:45 19/03/2026
Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

13:27 19/03/2026
Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

12:58 19/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.