Skip to content
Të Gjitha

Ish-deputetja e PD: “12 mijë pedagogë nuk kanë marrë rrogën”

· 2 min lexim

Albana Vokshi, ish-deputete e PD, ka akuzuar qeverinë se nuk ka paguar 12 mijë pedagogë.

Ajo ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook.

Vokshi shkruan se Ministria e Financave nuk ka miratuar grantin.

Në fund e mbyll me akuzën ndaj qeverisë teksa shprehet : ” Kjo provon edhe një herë që qeverisja e Ramës nuk është në shërbim të pedagogëve, mjekëve, infermierëve, mësuesve, etj, por në shërbim të një grushti oligarkësh me të cilët ndan paratë.”

Postimi i plotë

Ndërkohë që pagesat për Vilmën, Ilirin, Majlindën, Janin (apo atyre që janë pas 4 Koncesioneve në Shëndetësi) nuk vonojnë asnjë ditë, 12 mijë pedagogë ende nuk kanë marrë pagat e tyre.

Nga informacionet që kemi, Ministria e Financave nuk ka miratuar grantin. Duke pasur parasysh procedurat zyrtare, në rastin më të mirë pagat do kalojnë në llogarinë bankare në datat 16-17 duke krijuar veshtirësi të mëdha në cdo familje sidomos pas festave të fund vitit. Si mund të shtyjnë muajin 12 mijë familje që burimin e vetëm të të ardhurave kanë vetëm pagat e tyre?

Kjo provon edhe një herë që qeverisja e Ramës nuk është në shërbim të pedagogëve, mjekëve, infermierëve, mësuesve, etj, por në shërbim të një grushti oligarkësh me të cilët ndan paratë.