Skip to content
Të Gjitha

30 automjete përfshihen në një aksident zinxhir, regjistrohen shumë të lënduar

· 1 min lexim

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur ditën e sotme në Angli.

30 automjete u përfshinë në ngjarje, ku mbetën shumë njerëz të plagosur.

Ngjarja ndodhi në qytetin verior, Maine, mëngjesin e sotëm.

Bëhet me dije se shkak për aksidentin është bërë dielli i fortë, që ka penguar shikimin e drejtuesve të mjeteve, duke sjellë aksidentin zinxhir.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh një aksident i tillë në këtë zonë.

Në vitin 2015 më shumë se 30 njerëz u plagosën, ndërsa në aksident u përfshinë 102 automjete.

Korsitë u mbyllën për disa orë.