Skip to content
Politikë

3 akuza ndaj Metës/ Gjokutaj zbulon detaje

· 2 min lexim

Genc Gjokutaj ka reaguar pas arrestimit të ish-preesidentit.

Gjokutaj tha se Meta akuzohet për korrupsion, pastrim i produkteve dhe mosdeklarim i pasurisë.

Nuk e kam lexuar akoma vendimin e Erion Çelës. Por është për tre vepra penale. Janë tre akuza. Është korrupsion, pastrim i produkteve dhe diçka pasurore. Qëndrimi i tij është krejt i qartë. Është i vendosur të përballet me procesin dhe çdo gjë që është shkruar në këtë vendim. Është krejt i qartë për çfarë bëhet fjalë dhe është gati për të bërë mbrojtjen për akuzat që nuk kanë lidhje me të”, tha Gjokutaj për mediat.

Në vijim, avokati i Metës e ka konsideruar arrestimin e klientit të tij si një goditje politike dhe për këtë akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumani dhe kryeministrin Edi Rama.

“Unë isha në takim me zotin Meta. Ai ka mbërritur këtu pas një rrëmbimi banditesk që i është bërë në rrugë, me një sjellje tejet jo ligjore. Kjo histori ndodh me një person që ka qenë disa herë në SPAK dhe ka dhënë shpjegime me çfarë e kanë pyetur dhe kjo çështje ka 5 vjet. Domethënë këto rrethana që këta mendojnë sot për të goditur me arrest kanë 5 vjet që janë nëpër duart e prokurorëve. Momenti është politik, këtu është dyshja Rama-Dumani, dhe me ndihmë e mashave, ish-bashkëpunëtorëve të Ilir Metës që kanë formuar një vendim të cilin sapo e kemi marrë”, deklaroi Gjokutaj.